BKH kontrollon shtëpinë e Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar këtë të premte në mëngjes në shtëpinë e Erion Veliajt për të ushtruar kontroll në kuadër të një hetimi ndaj kreut të bashkisë dhe familjarëve të tij.

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar kontroll në banesën e Veliajt për hetimin pasuror që po bëhet ndaj tij nga prokurori Olsi Dado.

Pasi kanë mbërritur në shtëpinë e kryebashkiakut, agjentët e BKH janë njohur me faktin se Veliaj nuk gjendej aty për shkak të angazhimeve zyrtare.

Veliaj prej dy ditësh ndodhet në Hamburg të Gjermanisë për një vizitë zyrtare me homologun e tij, ndërsa sot do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të Dhomës së Tregtisë së Hamburgut, ku pjesëmarrëse do të jenë kompani gjermane të interesuara për të investuar në Shqipëri.

Veliaj pritet të kthehet sot në mbrëmje në Shqipëri. Pas njohje me këtë fakt agjentët e BKH, hynë në banesë dhe vijuan me kontrollet.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ndodhet prej disa kohësh nën një hetim pasurur pasi disa denoncimeve të përsëritura nga opozita.

Share This Article