Blair e quan tragjike dhe të panevojshme tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, e ka përshkruar tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani si “tragjike, të rrezikshme dhe të panevojshme”.

Në reagimin e tij të parë që nga rënia e Kabulit në duart e talebanëve, të dielën e kaluar, Blair ka deklaruar se vendimi për tërheqjen e trupave amerikane nga atje ishte bërë “në bindje ndaj një slogani budalla për t’i dhënë fund” luftërave të përjetshme”, një frazë kjo e përdorur nga presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Blair udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar kur pushtoi Afganistanin së bashku me SHBA-në në vitin 2001, pas sulmeve të 11 shtatorit.

Ai ka deklaruar tani se dalja e trupave aleate nga Afganistani i ka bërë grupet xhihadiste të “brohorisnin”.

Sipas tij, Britania ka “obligim moral të qëndrojë në Afganistan derisa të gjithë ata që kanë nevojë, të jenë evakuuar”.

“Ne duhet të evakuojmë dhe t’u japim vend të shenjtë atyre ndaj të cilëve kemi përgjegjësi – atyre afganëve që na ndihmuan dhe na qëndruan pranë dhe kanë të drejtë të kërkojnë që ne të jemi pranë tyre”, është shprehur Blair në një postim në uebsajtin e tij.

Ai shtoi se kjo nuk duhet të bëhet “me pahir, por nga një ndjenjë e thellë e njerëzimit dhe përgjegjësisë”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë planifikuar datën 31 gusht si të datë të fundit për tërheqjen e të gjitha trupave të saj nga Afganistani, mirëpo Bideni ka deklaruar në konferencën e tij të premten lidhur me zhvillimet atje, se amerikanët mund të vazhdojnë të qëndrojnë atje për të ndihmuar me evakuimet.

Share This Article