Blair kritikon Partinë Laburiste: Ndryshoni ose do të përfundoni në koshin e plehrave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe dhe ish-kryetari i Partisë Laburiste, Tony Blair, bëri thirrje që zyrtarët e lartë të kësaj partie t’ia marrin kontrollin liderit Jeremy Corbyn, të cilin e akuzoi për dështim në kultivimin e, siç tha ai, socializmit të ngjashëm me revolucionarizmin.

“Laburistët duhet ta rinojnë veten si garues seriozë, përparimtarë dhe jo-konservatorë për ta marrë pushtetin në politikën britanike ose të heqin dorë nga kjo ambicie, me ç’rast do të zëvendësoheshin nga të tjerët”, tha Blair.

Ai tha se lideri i deritashëm i partisë e ka personifikuar idenë e socializmit të ngjashëm me revolucionarizmin, duke i përzier politikat ekonomike të së majtës ekstreme me armiqësi të thellë ndaj politikave të jashtme perëndimore.

Në anën tjetër, lideri në dorëheqje i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, i cili pritet të largohet nga posti i kreut të opozitës në janar, ka bërë thirrje për një periudhë të reflektimit pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme, ndonëse tashmë ka filluar beteja për marrjen e kontrollit në parti.

Ndërkohë laburistët besnikë të Corbyn-it, përkrahës të së majtës ekstreme, nuk pritet të heqin dorë lehtë nga pozitat e larta, shkruan “Reuters”.

Share This Article