“Blejnë kokainën nga Amerika Latine”- Dumani ‘hap kartat’: 16 grupe kriminale shqiptare operojnë në disa shtete të BE-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka raportuar ditën e sotme në mbledhjen e komisioneve parlamentare të Ligjeve dhe Nismat Qytetare.

Gjatë fjalës së tij, Dumani tha se SPAK ka evidentuar 16 grupeve kriminale shqiptare që veprojnë në disa vende të botës.

Ai shtoi se këto grupe kriminale veprojnë kryesisht në trafikun e drogës, kanabisit dhe kokainës. Sipas tij, kokainën e blejnë në Amerikën Latine dhe e shpërndajnë në disa shtete të BE-së.

Dumani nxori në pah se këto grupe janë aktive në Shqipëri në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Elbasan dhe Kukës. Ai shtoi gjithashtu se 10 prej këtyre grupeve kriminale janë goditur.

“Janë aktive në disa shtete të BE-së, si Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Norvegji. Këto grupe blejnë kokainë në Amerikën Latine. Grupet janë të përfshirë edhe në trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimin kibernetik.

Gjatë vitit 2024 janë identifikuar 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, nga të cilat 10 janë provuar në gjykatë për aktivitetin e tyre.

Këto grupe karakterizohen nga strukturë hierarkike, përdorimi i komunikimeve të koduara, dhe pastrimi i parave. Janë aktive në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë”, tha mes të tjerash Dumani. 

Share This Article