Blendi Fevziu tregon frikën e tij pas zgjedhjeve të 14 majit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një intervistë për A2 CNN, Blendi Fevziu komenton pragfushatën e 14 majit, mënyrën se si kandidatët kanë zgjedhur të zbresin këtë herë në terren dhe komunikimin me publik, qoftë atë tradicional, qoftë atë përmes platformave të reja.

Gazetari thotë edhe se çfarë do t’i bënte mirë fushatës elektorale, duke nisur nga një debat e përballje mes kandidatëve, për të cilën prej vitesh nuk flitet më.

“Çdo garë ka emocionet e veta, por këto zgjedhje janë pak më të ftohta. Duket sikur gara nuk është ndezur tamam”, tha Fevziu.

Sipas tij, janë dy modele të ndryshme fushate: “Modeli i atij që është në pushtet, që janë promovimet apo inaugurimet.

Është avantazhi i pushtetit që gjithmonë ka diçka për të promovuar në ditët e fundit para fushatës. Ndërkohë, problemi kryesor i opozitës është fokusimi. Nuk e kam shumë të qartë se cila do të jetë strategjia e tyre”.

Fevziu tregoi edhe frikën që ka në prag të këtyre zgjedhjeve: “Nuk e shoh të vështirë garën, por kam frikë që situata degradon pas garës”.

Share This Article