Bleona Qereti këndon sot në mitingun e Republikanëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti do të këndojë ditën e nesërme në fushatën e zv/ Presidentit amerikan, Mike Pence.

Lajmin e ka dhënë vetë Bleona përmes një postimi në Instagram ku nuk kursen edhe një apel për komunitetin shqiptar në SHBA që të votojë kandidatin republikan Donald Trump.

“Shqiptarët në mbarë botën nuk do të harrojnë kurrë 45 vitet e pamëshirshme të komunizmit, që kanë kaluar.

Për këtë arsye, ftoj te gjithe komunitetin shqiptar ne Amerike qe ne zgjedhjet e 3 Nentorit ne menyre unanime te mbeshtesin Presidentin Donald J. Trump, personin e vetëm që ka luftuar socializmin “dhëmbë për dhëmbë” për katër viter e fundit.

Kam nderin t’ju ftoj te gjitheve te Enjten ne dt 22 Tetor te bashkoheni me mua dhe Zv. Presidentin Mike Pence, ne Waterford Township, Micigan. per nje feste madheshtore!”, ka shkruar Bleona.

Share This Article