Blerando shpreh dëshirën për të njohur më shumë Albën?

albnews
By
1 Min Read

Alba është një nga vajzat më simpatike të këtij edicioni të ‘Big Brother Vip Kosova’. Që me hyrjen e saj në shtëpinë e famshme ka tërhequr vëmendjen e disa prej banorëve.

Veç Azemit dhe Lumbardhit, duket se ajo ka fituar zemrën edhe të një tjetër konkurrenti e po flasim për Blerandon. Ky i fundit po qëndronte me të në oborr, teksa ka flirtuar dhe është shprehur së dëshiron ta njohë më shumë.

“Vetëm lësho këngë që Alba ia di tekstet, sepse ashtu e njohur më mirë Albën”, ka qenë kërkesa e tij drejtuar ‘Vëllait të Madh’.

Ai vazhdoi: “Kështu po fshihet pas teksteve, nuk po tregon emocione të vërteta”.

Teksa po flisnin për kohën e mirë të ulur pranë njëri-tjetrit, Blerando shtoi: “Sa të kemi ty në shtëpi, do të kemi gjithmonë energji pozitive”.

Alba ndërkohë i ka ‘këputur shpresat’ Lumbardhit për të pasur diçka më shumë, e po ashtu edhe Azemit.

Share This Article