Blerja e Newcastle United nga sauditët do të shkaktojë “trazira” në ligë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 10 klube të Premier Ligës shprehën shqetësime për blerjen e klubit për shkak të pretendimeve të piraterisë saudite që ka dëmtuar interesat e tyre komerciale

Londër

Propozimi për blerjen e klubit të Premier Ligës angleze, Newcastle United FC nga Arabia Saudite ka provokuar trazira mes ekipeve të tjera të Premier Ligës, shkruan tabloidi “The Sun”, transmeton Anadolu Agency (AA).

E përditshmja raporton se të paktën 10 klube kanë shprehur shqetësim për blerjen e klubit dhe mund të bashkohen për të detyruar bordin e Premier Ligës që ta bllokojë atë, veçanërisht për akuzat e piraterisë saudite për ndeshjet e Premier Ligës.

Dokumente të reja ligjore kanë rënë në duar të avokatëve të ligës ku citohen pretendimet se Arabia Saudite mbante platformën e transmetimit BeoutQ, e cila transmetonte në mënyrë të paligjshme dhe pirateroi ndeshjet e Premier Ligës.

Klubet e futbollit pretendojnë se pirateria dëmton në mënyrë aktive interesin e tyre tregtar në Lindjen e Mesme.

Nëse mund të vërtetohet lidhja midis qeverisë saudite dhe BeoutQ, atëherë mund të dështojë “prova e duhur dhe e përshtashme e pronarit” që po kryhet aktualisht. Zyrtarët sauditë mohojnë akuzat, por një hetim i qeverisë amerikane tashmë ka gjetur një lidhje midis Rijadit dhe BeoutQ.

Pronari aktual i Newcastle United, miliarderi britanik Mike Ashley, e nxorri klubin në shitje në vitin 2017.

Në rast të arritjes së marrëveshjes, Fondi sovran i pasurisë të Arabisë Saudite do të ketë 80 për qind të aksioneve në klub, në një marrëveshje me vlerë 300 milionë funta (369 milionë dollarë). Princi i kurorës, Mohamed bin Salman është kryetari i fondit.

Arabia Saudite akuzohet për abuzime të të drejtave të njeriut, vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi dhe piraterimin e ndeshjeve të Premier Ligës nga transmetuesi i Katarit beIN Sports, i cili zotëron të drejtat.

OKB-ja dhe agjencitë e inteligjencës perëndimore besojnë se Princi bin Salman urdhëroi vrasjen e Khashoggit, i cili u vra dhe trupi i tij u copëtua në Konsullatën Saudite në Stamboll në tetor 2018, një akuzë që princi e mohon.

Mediat lokale kanë raportuar se përkundër polemikave, marrëveshja pritet të kalojë. Tani, megjithatë, vendimi pritet të vonohet pasi kampionati hulumton dokumentet e reja dhe klubet rivale ndjekin ngjarjet më nga afër.

“The Sun” raportoi se kthesa e ngjarjeve e bëri që Ashley të shohë marrëveshjen si “të parealizueshme”, e cila mund të shembet dhe se ai ka filluar të gjejë një blerës të ri.

Share This Article