Bletarët që e rrezikojnë jetën për një ndër mjaltat më të pastra në botë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bletarët në pjesën perëndimore të Gjeorgjisë rrezikojnë shumë për ta kryer punën e tyre të përditshme. Ata ngjiten në shkëmbinj dhe drunj të lartë për ta grumbulluar lëngun e çmueshëm.

Mjalti Jara cilësohet si një ndër mjaltat më cilësore dhe më të pastra në botë. Ky lloj mjalti kultivohet vetëm në Malet Ajara, në pjesën perëndimore të Gjeorgjisë. Radio “Evropa e Lirë” ka publikuar një fotoreportazh të bletarëve të këtij rajoni.

Foto: REL

Për çdo pranverë dhe vjeshtë, kur moti është i butë dhe i qëndrueshëm, bletarët e Ajaranit, afër kufirit të Gjeorgjisë me Turqinë, ngjiten në shkëmbinj për ta grumbulluar mjaltin.

Foto: REL

Përpos shkëmbinjve, bletarët ngjiten edhe në drunj të gjatë, duke përdorur një teknikë të lashtë të grumbullimit të mjaltit. Teknika është aq e vjetër, saqë askush nuk e mban mend kohën e saktë se kur ka filluar të përdoret.

Foto: REL

Kosheret e veçanta punohen me dru bliri, të cilët ndahen në dy pjesë dhe në brendi u krijohet hapësirë për të hyrë bletët. Ata vendosen në vende ku bletët mund t’i gjejnë, zakonisht thellë në pyje.

Foto: REL

Sidoqoftë, disa bletarë i vendosin kosheret afër shtëpive ku jetojnë në mënyrë që të kenë qasje më të lehtë dhe ku mund t’i mbrojnë nga dëmtuesit e mundshëm.

Malet Ajara, në Gjeorgjinë perëndimore
Share This Article