Blindohen dyert, hiqet dhe “kërpudha”/ Ja çfarë po ndodh në Kryeministri, disa orë para protestës së PD

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Teksa na ndajnë ende disa orë nga protesta e paralajmëruar nga opozita, Kryeministria ka nisur punën për të siguruar godinën.

Mësohet se dyert e godinës janë blinduar, ndërsa është hequr po ashtu instalacioni i kërpudhës, ashtu si në protestat e mëparshme për të shmangur dëmtimin. Policia ka bërë me dije se mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

Partia Demokratike ka paralajmëruar se protesta do të nisë para godinës së kryeministrisë rreth orës 18:00 dhe më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës.

Share This Article