Blindohet Tirana nga policia rrugore/ Urdhëri i Nanos: Të ngrihet një grup inspektimi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aksidentet rrugore vijojnë të jenë një nga problematikat më të mëdha në vendin tonë, ndërsa ky fenomen dita ditës po theksohet edhe më shumë.

Një ngjarje e rëndë u regjistrua dy ditë më parë në Shkodër, ku dy turistë polakë humbën jetën, për shkak të përplasjes nga një automjet i cili ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Një tjetër u regjistrua këtë të diel në kryeqytet, ku një tjetër shofer i pandërgjegjshëm përplasi 3 këmbësore tek vijat e bardha, ku fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nisur nga këto ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka kërkuar nga të gjitha strukturat e policisë rrugore, që të ndëshkojnë të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Share This Article