Blinken bën thirrje për mbrojtje të civilëve në Gaza

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë thirrje të shtunën për mbrojtje të civilëve në Rripin e Gazës dhe Izrael, pasi ushtria izraelite i ka urdhëruar gjysmën e palestinezëve – mbi 1 milion – që të evakuohen drejt jugut të Gazës.

Blinken është takuar me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, princin Faisal bin Farhan, teksa kryediplomati amerikan zhvillon takime për të tretën ditë me zyrtarë të Lindjes së Mesme, me qëllim të parandalimit të zgjerimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, shkruan REL.

Të dyja palët e kanë theksuar rëndësinë e minimizimit të dëmit ndaj civilëve, teksa Izraeli përgatitet për një ofensivë eventuale tokësore, një javë pasi grupi militant Hamas ka kryer sulm të pashembullt kundër Izraelit.

“Teksa Izraeli ka të drejtë legjitime për t’i mbrojtur njerëzit dhe për t’u siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë, është tepër e rëndësishme që të gjithë të kujdesemi për civilët dhe jemi duke punuar në atë drejtim”, ka thënë Blinken para se të niset në Emiratet e Bashkuara Arabe për bisedime të mëtejme.

Share This Article