Blinken: I lumtur të jem në Tiranë, ky aktivitet është i rëndësishëm për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga aktiviteti te Piramida, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se është i lumtur të jetë në Tiranë.

Blinken falënderoi të ngarkuarin me punë në ambasadën amerikane, Davis Winsner, për arritjen e programeve edukative shkëmbyese duke thënë se kanë forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Mirëdita të gjithë dhe ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave. E ndjej ngrohtësinë këtu dhe në do vend tjetër në Tiranë. Nuk mund të shpjegoj sa mirënjohës jam.

Që të jem sot me ju për të festuar arritje e këtyre programeve është i rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve. Falënderoj Wisnerin dhe sidomos kryeministrin Rama, jam i lumtur që jam sot me ju në një qytet ku ju si ish-kryetar bashkie e keni energjizuar. Jam mirënjohëses dhe për partneritetin që kemi.

Këto 4 vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, kryeministri ka qenë pranë nesh. Kanë thënë njerëz se kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që nga fundi i luftë së ftohtë”, tha Blinken.

Share This Article