Blinken: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet në veri

albnews
By
1 Min Read

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të zbusin tensionet, duke paralajmëruar se ata po rrezikonin aspiratat e integrimit evropian.

“Ne u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet”, tha Blinken.

Këto komente u bënë gjatë takimit të anëtarëve të NATO-s në Oslo ku në fokus ishin edhe tensionet në veri të Kosovës.

Më herët Blinken tha se vendimi i qeverisë së Kosovës për detyrimin e futjes në ndërtesat komunale të kryetarëve në komunat në veri, ka çuar në përshkallëzimin e tensioneve.

Prej disa ditësh, situata në veri të Kosovës, është mjaft e tensionuar prej zgjedhjes së 3 kryetarëve të komunave të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit. Serbët në veri, kundërshtojnë me forcë hyrjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale, çka ka sjellë dhe shtim të pranisë së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Share This Article