Blinken largohet nga Izraeli pas rifillimit të sulmeve ndaj Gazës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u largua nga Izraeli pas përfundimit të “pauzës humanitare” dhe pasi ushtria izraelite rifilloi sulmet në Gaza.

Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit KAN, thuhet se Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, i cili vizitoi Izraelin, “përfundoi vizitën e tij në Izrael pak minuta pas rifillimit të përleshjeve” në Gaza.

Thuhet se Blinken, i cili u largua nga Izraeli pas rifillimit të sulmeve në Gaza me përfundimin e “pauzës humanitare” mëngjesin e sotëm, shkoi në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Ai pritet të marrë pjesë në Samitin e OKB-së për Klimën që do të mbahet në EBA. Blinken mbërriti në Izrael dje si pjesë e turneut të tij të tretë në Lindjen e Mesme që nga 7 tetori, raporton media turke Anadolu.

Duke folur në konferencën për media në Tel Aviv dje pas kontakteve të tij në Izrael dhe Palestinë, Blinken deklaroi se ata po punojnë për të zgjatur “pauzën humanitare” dhe shkëmbimin e të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit.

Share This Article