Blinken mbërrin në Kajro, ndalesa e fundit e turneut të tij në Lindjen e Mesme

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbërriti në Kajro mëngjesin e sotëm, ndalesa e fundit e maratonës së tij diplomatike në Lindjen e Mesme.

Blinken pritet të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi përpara se të niset për në Shtetet e Bashkuara pas vizitës në nëntë vende, duke përfshirë Turqinë dhe Arabinë Saudite, si dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Gjatë turneut të tij, kreu i diplomacisë amerikane i bëri presion kryesisht Izraelit që të redukonte fushatën e tij ushtarake kundër Hamasit dhe të mbronte civilët palestinezë.

Blinken gjithashtu këmbënguli mbi nevojën për krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe i bëri thirrje vendeve arabe për të punuar së bashku për integrimin dhe rindërtimin rajonal.

“Ne jemi gjithashtu të fokusuar në ditën pas këtij konflikti në Gaza dhe punën e rëndësishme që duhet bërë për të ndihmuar Gazën të rimëkëmbet”, tha ai të mërkurën mbrëma gjatë një vizite në Bahrein.

Pas takimit me presidentin e Autoritetit Palestinez në Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar, Blinken tha se Mahmoud Abbas është i vendosur të reformojë Autoritetin Palestinez për të ribashkuar përfundimisht Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta me Bregun Perëndimor.

Abbas më pas udhëtoi për në Jordani, ku diskutoi për “për një armëpushim të menjëhershëm” në Gaza gjatë takimeve me Mbretin e Jordanisë Abdullah II dhe presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në qytetin port të Eritresë, Akaba.

Share This Article