Blinken me kryediplomatin italian: Të favorizojmë vendet kandidate të Ballkanit të hyjnë në BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, kanë mbajtur një konferencë për medie për takimin që kanë zhvilluar.

Mes shumë temave që kanë diskutuar ishte dhe Ballkani, njofton Klankosova.tv.

Në komunikatën e lëshuar për medie u tha që vendet kandidate të Ballkanit të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

“Gjatë takimit tonë, ne ramë dakord për të gjitha çështjet e mëdha, duke filluar nga ato më dramatiket, siç është lufta në Ukrainë. Ne të gjithë duam paqe, por paqja duhet të jetë një paqe e drejtë. Ajo duhet të jetë një paqe që rithekson sundimin ndërkombëtar të ligjit dhe lejon lirinë për një popull që ishte viktimë e pushtimit”.

“Ne ramë dakord për natyrën e punës që mund të bëhet në Ballkan, ku jemi pjesë e formatit Quint dhe mund t’i rivendosim këto dhe mund të favorizojmë hyrjen e vendeve kandidate për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne duam që Ukraina të jetë një anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian”, është thënë në konferencë. Ndërkohë, për situatën në veri të Kosovës nuk është përmendur se është diskutuar.

Share This Article