ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Avokati i Popullit / Zbardhet lista e 6 kandidatëve që dorëzuan firmat në Kuvend për të kaluar në seancë për votim.. 52 minutes ago
DailyMail shkruan për Eliza Dushkun: Ajo nuk duket më si ylli i “Buffy The Vampire Slayer”, aktorja tregon transformimin e saj pasi ‘ia ktheu shpinën’ famës 1 hour ago
E paprecedentë/ Gjermania dhe Pentagoni nuk kanë më bashkëpunim: Kontakti është ndërprerë… 2 hours ago
Rusia kërkon shpjegime, qëllohet anija në Detin e Zi, paralajmërimi i fortë i Erdogan 2 hours ago
BE-ja, Britania, Italia e OSBE-ja e dënojnë ashpër moscertifikimin e Listës Serbe 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Blinken: Rusia përballet me pasoja masive nëse vazhdon agresionin ndaj Ukrainës

albnews by albnews
28 January, 2022
in Bota
0
Britania e gatshme të mbrojë aleatët e NATO-s nëse Rusia pushton Ukrainën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Rusia përballet me “pasoja masive” nëse zgjedh “rrugën e agresionit” me Ukrainën, duke i bërë thirrje Moskës që të angazhohet në diplomaci për t’i dhënë fund krizës përgjatë kufirit me Ukrainën.

Blinken tha se Wshingtoni ende nuk e di se cili është qëllimi përfundimtar i Kremlinit për Ukrainën, ose nëse kërkesat e tij për të rishkruar strukturën ekzistuese të sigurisë së Evropës.

RelatedPosts

E paprecedentë/ Gjermania dhe Pentagoni nuk kanë më bashkëpunim: Kontakti është ndërprerë…

Rusia kërkon shpjegime, qëllohet anija në Detin e Zi, paralajmërimi i fortë i Erdogan

Akuzohet se ka gëlltitur një vezë Fabergé, arrestohet

“Unë mendoj se i vetmi person që mund të na tregojë se cili është qëllimi përfundimtar i Kremlinit është presidenti [rus, Vladimir] Putin. Nuk mendoj se dikush tjetër e di. Dhe ai, në këtë pikë, mund të mos e di sepse çfarë ai ka bërë në të kaluarën, dhe atë që unë besoj se i nxit gjërat me mënyrën se si iu qaset atyre, është që të krijojë sa më shumë mundësi që të mundet. Dhe ata e udhëheqin gamën”, tha Blinken për REL-in.

Kryediplomati amerikan foli një ditë pasi Shtetet e Bashkuara zyrtarisht prezantuan përgjigjen e shkruar për ultimatumet e Rusisë, që u bën publike muajin e kaluar në formën e dy draft-traktateve.

Kërkesat ruse janë shoqëruar me dislokimin e mbi 100,000 trupave ruse në rajonet pranë kufijve të Ukrainës, ku janë vendosur disa prej pajisjeve më të sofistikuara ushtarake të Rusisë.

Dy dokumentet paraqesin një ristrukturim në shkallë të gjerë të strukturës së sigurisë së Evropës dhe në to bëhet thirrje për një moratorium mbi zgjerimin e NATO-s në ish-republikat sovjetike si Gjeorgjia dhe Ukraina. Po ashtu, kërkohet edhe tërheqja e trupave dhe armëve nga lokacionet në lindje të Evropës para se aleanca ushtarake të bënte zgjerimin e parë të madh pas Luftës së Ftohtë më 1999.

Propozimet, që po ashtu bëjnë thirrje për kufizime të reja në vendosjen e armëve bërthamore në Evropë dhe çështje të tjera të ndërlidhura, janë pritur gjerësisht me mospajtim nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë.

Diplomatët e SHBA-së, NATO-s, Rusisë dhe nga shtetet evropiane kanë zhvilluar tri runde të bisedimeve në Gjenevë, Bruksel dhe Vjenë më herët gjatë këtij muaji. Bisedimet kishin për qëllim shmangien e një pushtimi të shkallës së gjerë të Ukrainës nga Rusia.

Blinken minimizoi çdo divergjencë të mendimeve apo konkluzioneve ndërmjet SHBA-së dhe Ukrainës mbi seriozitetin e kërcënimit rus.

“Ne do të duhet të bëjmë gjithçka që po bëjmë bazuar në fakte, bazuar në atë që ne po shohim, në mënyrë që të sigurohemi që ata të përgatiten për çdo mundësi. Ne po e bëjmë këtë në konsultim të ngushtë me Qeverinë e Ukrainës”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Avokati i Popullit / Zbardhet lista e 6 kandidatëve që dorëzuan firmat në Kuvend për të kaluar në seancë për votim..

Avokati i Popullit / Zbardhet lista e 6 kandidatëve që dorëzuan firmat në Kuvend për të kaluar në seancë për votim..

3 December, 2025
DailyMail shkruan për Eliza Dushkun: Ajo nuk duket më si ylli i “Buffy The Vampire Slayer”, aktorja tregon transformimin e saj pasi ‘ia ktheu shpinën’ famës

DailyMail shkruan për Eliza Dushkun: Ajo nuk duket më si ylli i “Buffy The Vampire Slayer”, aktorja tregon transformimin e saj pasi ‘ia ktheu shpinën’ famës

3 December, 2025
E paprecedentë/ Gjermania dhe Pentagoni nuk kanë më bashkëpunim: Kontakti është ndërprerë…

E paprecedentë/ Gjermania dhe Pentagoni nuk kanë më bashkëpunim: Kontakti është ndërprerë…

3 December, 2025
Rusia kërkon shpjegime, qëllohet anija në Detin e Zi, paralajmërimi i fortë i Erdogan

Rusia kërkon shpjegime, qëllohet anija në Detin e Zi, paralajmërimi i fortë i Erdogan

3 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result