Blinken: Vazhdimi i angazhimit të Turqisë në NATO në interesin e të gjithëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken deklaroi se “vazhdimi i angazhimit të Turqisë në NATO është në interesin e të gjithëve”.

Blinken dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvilluan një bisedë me temë “Përforcimi i lidhjes transatlantike” në selinë e NATO-s në Bruksel.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth Turqisë, Blinken tha se kanë mendime të ndryshme në disa tema me Turqinë, por NATO-ja përveç çështjeve të tjera të mosmarrëveshjes veçanërisht në lidhje me uljen e tensioneve në Mesdheun Lindor ka treguar se luan një rol efektiv.

Ai tha se ky është një shembull shumë pozitiv dhe se duhet vazhduar përpjekjet në lidhje me pakësimin e tensioneve.

Blinken vuri në dukje se nuk është sekret se kanë mospajtime me Turqinë.

“Turqia është aleati ynë me të cilin kemi të kaluar të gjatë dhe që e vlerësojmë. Vazhdimi i angazhimit të Turqisë në NATO është në interesin e të gjithëve”, u shpreh Blinken.

Share This Article