Bllokada serbe e grurit, mungojnë rezervat shtetërore, importuesit sigurojnë furnizimin për 2 muaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas Rusisë e Ukrainës, Shqipërisë iu mbyll një tjetër “derë” furnizimi me drith. Nga kjo e enjte, Serbia pezulloi eksportin e grurit dhe miellit.

Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave për vitin e shkuar, Shqipëria siguroi mbi 46 për qind të grurit nga Rusia, rreth 36 për qind nga Serbia dhe mbi 3 për qind nga Ukraina. Pjesa tjetër erdhi nga Franca dhe vendet e tjera europiane.

Theodor Kristuli nga Unioni Tregtar Agroushqimor thotë se vendit i mungojnë rezervat shtetërore të grurit, ndërsa importuesit mund të sigurojnë furnizimin për rreth dy muaj.

Importuesit e drithërave dhe përpunuesit e miellit në vend pohojnë se po përpiqen për larmi burimesh të importit të drithërave, duke hedhur sytë drejt tregjeve të reja në Europë dhe Amerikën Latine.

Share This Article