Albania
Bllokimi i fluturimeve/ Zbardhet audio e takimit mes Ballukut dhe kontrollorëve në Rinas (VIDEO)
Televizioni Fax News ka zbardhur takimin që është mbajtur ndërmjet ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe 60 kontrollorëve të Albcontroll, të cilët kanë pezulluar përkohësisht punën e tyre, duke shkaktuar kaos në fluturimet dhe në uljen e avionëve.
Në bisedën e siguruar ekskluzivisht nga Fax News, ministrja përmend një kontrollor të shkarkuar, që sipas saj është në negociata me persona të tjerë për pozicion të ndryshëm pune, ndërkohë që për dy personat e tjerë, të cilët pretendojnë se janë pushuar, kërkoi që të bëhej sot një ballafaqim me drejtorin e burimeve njerëzore.
Teksa kontrollorët kërkuan që ballafaqimi të bëhej në praninë e të gjithëve, ministrja e refuzoi këtë ç’ka çoi dhe në përfundimin e mbledhjes pa asnjë rezultat.
BISEDA E PLOTË:
Kontrollorët: Ne kërkojmë kthimin në punë të 3 kolegëve
Balluku: Kush është larguar?
Kontrollorët: Iliri dhe Lola…
Balluku: Kush është Lola?
Kontrollorët: Është shkarkuar nga puna për shkak se ka shpallur paaftësinë e përkohshme për punë
Balluku: Ilir Ciko është në negociatat e veta, nuk besoj se që ju ka kontaktuar juve, e ke kërkesën nga Ilir Ciko? Se ai është në kontakt me të tjerë, dhe me drejtorin e operacionales. A ke folur me personin, se nuk besoj që kërkon të përfaqësohet nga ju. Ai ka një marrëdhënie të vetën, lëreni të flasë për veten e vetë, vazhdojmë me dy kolegët që i keni me merak.
Kontrollorët: Sapo fola me Ilirin dhe pret të kthehet në punë, ka kontakt dhe me ju
Balluku: Unë nuk kam kontakt me njeri, nuk kam folur ndonjëherë me Ilir Cikon
Kontrollorët: Unë dje kam qenë në punë me 4 kolegë, dhe të gjithë kolegët kanë qenë të stresuar, në fund të turnit kanë shpallur paaftësinë e përkohshme, sipas shkresës që e keni firmosur vetë ju, dhe zotëria më ka thënë mua që të mos vij më në punë.
Balluku: Referojuni kodit të punës, ti nuk shkon dot në punë se thua që ke marrë borxhe te familjarët, për të jetuar. Nuk je hequr nga grafiku se t’u dha letra për ballafaqim. Prandaj Kodi i punës vendos ballafaqimin, dhe është lënë në datën 12, nuk të ka hequr njeri nga puna. Ju keni dhënë paaftësinë e punës në grup.
Kontrollori: Nëse shefat do të sillnin 3 apo 4 kontrollorë të tjerë, unë do isha përgjegjës për punët administrative. Nuk dinin që të më thonin një arsye se pse po më hiqnin nga puna, i kërkova që të më jepte referencë ligjore
Balluku: Mua nuk më rezulton asnjë person që të jetë larguar nga puna, ka vetëm pritje për ballafaqim
Kontrollorja: Këtu shkruan qartë se në ballafaqim do të njiheni mbi arsyen e zgjidhjes së marrëdhënies së punës, dhe keni të drejtën që të tregoni argumentet tuaja.
Balluku: Nëse do të kishte shkarkim nga puna, pse do të jepje ti pretendime atëherë
Kontrollorja: Kështu është bërë gjithnjë, unë nuk kam ndërprerë punën asnjëherë, unë nuk kam cënuar sigurinë ajrore, gjithçka ka ndodhur pas përfundimit të turnit.
Kontrollori: U kuptua skema juaj, donit ti pushoni dhe ndaj e keni quajtur si ballafaqim
Balluku: Iliri të vazhdojë të flasë me Tan Isakun, asnjë prej jush nuk është larguar nga puna, mos e bëni ballafaqimin në datën 12, bëjeni sot, meqë jeni mbledhur
Kontrollorja: Pse të mos e bëjmë sot që jemi të gjithë këtu
Balluku: Nuk mund të bëhet ballafaqim me drejtorin e burimeve njerëzore me kaq persona, uluni sot dhe mbani procesverbal, dhe uluni dhe sqarohuni. Nuk mund të keni kontrata në grup, duhet të ballafaqoheni veç e veç, kontratat i keni individuale
Kontrollorja: Ne nuk kemi ardhur për negociatë, kontratat kolektive i keni firmosur vetë ju (pas këtij momenti punonjësit largohen, pa u diskutuar mbi kërkesat e tjera të tyre)
Pas dështimit të këtij takimi, aeroporti i Rinasit ka ndërprerë të gjitha fluturimet deri ditën e nesërme.
Kontrollorët shprehen të vendosur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, në krye të të cilave qëndrojnë rikthimi në punë i 3 personave të pushuar, si dhe kthimi i nivelit të pagave, pasi sipas tyre u janë ulur në mënyrë drastike.
Kërkesat e kontrollorëve:
Rikthim i kolegëve në punë
Shfuqizim i vendimeve të bordit
Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive
Transparencë financiare e plotë për vitin 2020
Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi
Kontrollorët shprehen se kjo e tyrja nuk është grevë, por një pezullim i përkohshëm i aftësisë për punë, si pasojë e stresit, një klauzolë e njohur kjo në kontratën e tyre.
Albania
Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
Buxheti i shtetit po “vuan” nga një sëmundje kronike. Taksat mblidhen, por nuk shpenzohen. Të dhënat flasin se vetëm për muajin dhjetor fondet buxhetore që duhen të shpenzohen janë afro 2 miliardë euro. Ky përqendrim i fondeve vetëm në një muaj, për ekspertin e ekonomisë Albert Gajo, tregon anomali. I ftuar në emisionin E-ZONE, z. Gajo tha se shkaku kryesor vjen nga keqplanifikimi.
“Zbatimi i buxhetit me akte normative nuk është një tregues normal, është një tregues për një realitet anormal. Në plan të parë, kjo situatë vjen nga keqplanifikimi. Ministria përgjegjëse ka dëshmuar ndër vite që nuk ka mundur të planifikojë si duhet buxhetin, çka do të thotë se po ia lëmë rastësisë dhe, në varësi të asaj që sjell koha, hartojmë aktet normative. Kjo nuk është e shëndetshme ekonomikisht” – tha Gajo.
Gjatë kësaj jave, qeveria me aktin e katërt normativ ndryshoi sërish buxhetin. Në fokus ishte ndarja e një bonusi prej 15 mijë lekësh për familjet në nevojë.
Paralelisht, përveç bonusit, pati edhe një rishpërndarje të fondeve, ku një fond i konsiderueshëm i pashpenzuar kaloi në llogarinë e posaçme të hapur pranë Bankës së Shqipërisë për skemën e pensioneve.
“Pas keqplanifikimit, një tjetër arsye pse jemi në këtë situatë është edhe aftësia e administratës publike për të zbatuar në kohë zërin e investimeve. Vonesat në lidhje me realizimin e investimeve publike lidhen edhe me mungesën e profesionalizmit të stafit në agjencitë publike. Jemi një vend që po kërkojmë të hyjmë në BE, por nuk po i përdorim si duhet fondet tona të brendshme, ndërkohë që duhet edhe të përthithim ndihma fondesh nga BE-ja” – tha Gajo.
Eksperti Gajo thotë më tej se bonuset janë një politikë e paqëndrueshme, pra individët nuk mund të bëjnë dot parashikime të shpenzimeve, pasi nuk kanë qartësi. Ndaj, një praktikë e tillë, edhe pse e domosdoshme për familjet në nevojë, nuk është e këshillueshme të zhvillohet në mënyrë rastësore.
Albania
VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre ditësh.Qytetarët janë futur në ambientet e teatrit dhe kanë ndërprerë gjithashtu një mbrëmje gala që zhvillohej aty.
Ata u futën me bidonë dhe pankarta në duar për të kërkuar rikthimin e ujit, ndërkohë që mbrëmja gala u ndërpre pasi protestuesit refuzuan të linin ambientet e teatrit.
Albania
“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, foli në lidhje me Krishtlindjet dhe mënyrën se si festoheshin ato në kohën e komunizmit, kur feja ishte e ndaluar.
Ai tregoi për një fenomen interesant që ndodhte në ato kohë në zonat e Shkodrës, ku shumë familje katolike shkonin te ato myslimane dhe u kërkonin që ato të përgatisnin ëmbëlsirat dhe gatimet për festën e Krishtlindjes, pasi vetë ato monitoroheshin.
“Shumë familje katolike shkonin te miqtë myslimanë dhe u thoshin që ëmbëlsirat dhe ushqimet tipike t’i përgatisnin ata dhe më pas, në mënyrë të fshehtë, një ose dy ditë para festës, familjet myslimane ua çonin familjeve katolike. Në këtë mënyrë festonin pa rënë në sy. Nuk mund të bënin vetë ëmbëlsira, pasi kjo ishte shenjë se po festoje dhe se nuk i kishe përqafuar mësimet e partisë dhe ateizmin, ku kisha konsiderohej armike e proletariatit. Ishte një natë ku shqiptarët provonin ato copëza aromash lirie, pasi festonin diçka që e kishin identitare, si lidhjen me Zotin. Në këto net, si Krishtlindjet, ishte hera e parë kur njeriu provonte të përtejmen, pavarësisht se unë vetë nuk e kam përjetuar”, tha ai.
-
Fashion8 years agoThese ’90s fashion trends are making a comeback in 2017
-
Entertainment8 years agoThe final 6 ‘Game of Thrones’ episodes might feel like a full season
-
Fashion8 years agoAccording to Dior Couture, this taboo fashion accessory is back
-
Entertainment8 years agoThe old and New Edition cast comes together to perform
-
Sports8 years agoPhillies’ Aaron Altherr makes mind-boggling barehanded play
-
Business8 years agoUber and Lyft are finally available in all of New York State
-
Entertainment8 years agoDisney’s live-action Aladdin finally finds its stars
-
Sports8 years agoSteph Curry finally got the contract he deserves from the Warriors
