Bllokimi i shqiptarëve në Varshavë, Ministria e Jashtme: I kthyem në mëngjes me charter

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka lajmëruar se të gjithë shqiptarët që u bllokuan në Varshavë tashmë janë rikthyer në Shqipëri me “charter” këtë mëngjes.

Ndërkaq shkruan se në mënyrë të papritur, Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni.

“Për shkak të këtij ndyshimi, ditën e shtunë, më 15 gusht 2020, qytetarë shqiptarë, të cilët u nisën në udhëtim drejt aeroportit të Varshavës me linjën ajrore të Kompanisë Polake, LOT Airline, nuk janë lejuar, që të hyjnë në Poloni.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni në komunikim të ngushtë me disa shtetas të bllokuar në aeroportin e Varshavës, u vu menjëherë në komunikim me autoritetet vendase dhe me drejtuesit e kompanisë ajrore LOT Airline duke arritur të bëhej e mundur vendosja e një avioni charter në dispozicion të shtetasve, për t’i rikthyer në atdhe, sot, e diel, 16 gusht 2020, herët në mëngjes”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

POSTIMI I PLOTË I MINISTRISË:

Njoftim lidhur me moslejimin e qytetarëve shqiptarë në Aeroportin e Varshaves

Në mënyrë të papritur, Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni.

Për shkak të këtij ndyshimi, ditën e shtunë, më 15 gusht 2020, qytetarë shqiptarë, të cilët u nisën në udhëtim drejt aeroportit të Varshavës me linjën ajrore të Kompanisë Polake, LOT Airline, nuk janë lejuar, që të hyjnë në Poloni.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni në komunikim të ngushtë me disa shtetas të bllokuar në aeroportin e Varshavës, u vu menjëherë në komunikim me autoritetet vendase dhe me drejtuesit e kompanisë ajrore LOT Airline duke arritur të bëhej e mundur vendosja e një avioni charter në dispozicion të shtetasve, për t’i rikthyer në atdhe, sot, e diel, 16 gusht 2020, herët në mëngjes.

Ftojmë të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët presin të ndërmarrin udhëtim drejt shtetit polak që të informohen mbi ndryshimet në regjimin e lëvizjes përpara çdo veprimi tjetër, në faqen zyrtarehttps://strazgraniczna.pl/pl/cudzoziemcy/covid-epidemia-koronaëi/8578,Outbreak-of-coronavirus-rules-of-entry-and-stay-on-the-territory-of-the-Republic.html?fbclid=IëAR0BdcRNj94U8YOXLEyn80d4ohz8AAspV8FS10Lxëny43dc_4J1ZeQrA8t0

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni do të vijojë të bëjë të gjitha përpjekjet e saj në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

Share This Article