Bllokimi në qytetin kinez, banorët ngelen pa ushqime dhe ilaçe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Banorët e një qyteti në verilindje të Kinës, janë ankuar në rrjete sociale për mungesën e ushqimeve dhe ilaçeve, që erdhën si pasojë e një bllokimi të rreptë të koronavirusit.

Zemërimi më i madh erdhi si pasojë e mungesës së ushqimeve për foshnje, si qumështi pluhur apo dhe ilaçet e tyre të nevojshme. Postimet shkaktuan bujë në internet dhe autoritetet lokale kërkuan publikisht falje për situatën e krijuar.

Tonghua, një qytet me rreth 2 milionë banorë në provincën Jilin, është bllokuar që nga 18 janari mes rritjes së infeksioneve Covid-19. Të gjithë avionët, trenat, autobusët dhe taksitë kanë pezulluar aktivitetin dhe banorët janë ndaluar të dalin nga shtëpitë.

Në këto rrethana, banorët duhet të porosisin gjërat e nevojshme ditore në internet dhe vullnetarët do t’ua dorëzojnë atë në banesë.

Share This Article