Bllokohet lëvizja në dy krahët e Unazës së Re

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar përkohësisht lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re, ku qe prej mengjesit te sotem ka pasur perplasje dhe tensione te forta mes banoreve dhe efektiveve te policise qe shkuan ne mbeshtetje te IKMT per shembjen e banesave ne kete zone.

Sipas Policise Rrugore, bllokimi do te vijoje deri në përfundim të aksionit të IKMT për shembjen e disa objekteve, që do t’i hapin rrugë projektit të ri.

“Ky devijim bëhet për të shmangur rrezikun gjatë lëvizjes në këtë aks, ku po punohet me mjete të rënda. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve, për vështirësitë që mund të hasin gjatë këtij bllokimi të përkohshëm”, njofton policia.

Share This Article