Bllokohet linja Sarandë- Korfuz, punonjësit grekë në grevë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga mëngjesi i sotëm është bllokuar lëvizja e trageteve të linjës Sarandë – Korfuz dhe anasjelltas.

Sipas burimeve nga pala greke e Korfuzit punonjësit shëndetësorë, që bëjnë tamponët në port janë futur në një grevë për 48 orë, deri në zgjidhje të problemit.

Kjo për faktin se i ka mbaruar kontrata autoritetit shëndetësor në portin e Korfuzit, dhe si e tillë nuk kryhet marrja e tamponit në port.

Qytetarët që kishin prerë bileta ose janë çuar me autobus, ose u janë kthyer biletat këtë fundjavë.

Share This Article