Bllokohet qarkullimi i automjeteve në dalje të pikës kufitare në Jarinjë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të pikëkalimit kufitar në Jarinje.

Sipas njoftimit të Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bllokimi ka ndodhur sot rreth orës 10:10.

“Është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të PKK Jarinje, për shkak se në anën e Serbisë janë duke e pastruar rrugën me bager dhe kamionë, kështu që asnjë automjet nuk mund të lëvizë”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë bërë të ditur se qarkullimi do të mbetet i ndërprerë deri në përfundimin e punimeve në anën tjetër të kufirit.

Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat 045 198 000, 045 198 606 dhe në numrin pa pagesë 0800 50095.

Share This Article