“Bllokohet” Senati i ShBA-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Republikanët në Senatin e Shteteve të Bashkuara e bllokuan përpjekjen e Partisë Demokratike që në të gjitha shtetet e ShBA-së të zbatohen rregulla të njëjta zgjedhore. Ky është një ndër prioritetet e presidentit Joe Biden.

Projektligji i rëndësishëm, me të cilin synohet të lehtësohet procesi i votimit, u bllokua për shkak të votave të barabarta – 50 për dhe 50 kundër, shkruan BBC.

Presidenti Biden tha se kjo çështje ishte luftë e presidencës së tij, por Demokratët e akuzojnë atë se nuk ka luftuar mjaftueshëm.

Përkrahësit e projektligjit thonë se dokumenti do të ishte masa më e gjerë zgjedhore që nga Akti për të Drejtën e Votës i vitit 1965.

Ndërkohë shtetet ku qeveris Partia Republikane po çojnë përpara propozime për ashpërsimin e ligjeve për zgjedhje. Këto veprime presidenti Biden i ka cilësuar si diskriminuese në aspektin racor.

Për miratimin e shumicës së projektligjeve, në Senatin me 100 anëtarë nevojiten së paku 60 vota. Sidoqoftë, kalimi i ligjeve nuk do të jetë i lehtë për Partinë Demokratike, sepse Partia Republikane ka 50 ulëse në dhomën e lartë të Kongresit.

Share This Article