Bloomberg: BE po shqyrton një eurobond “gjigand” për energjinë dhe mbrojtjen. “Fluturojnë” bursat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Evropian (BE) pritet të zbulojë një plan këtë javë për të nxjerrë një obligacion të përbashkët, “potencialisht në shkallë të gjerë”, për të financuar shpenzimet e mbrojtjes dhe kostot e energjisë në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, sipas Bloomberg.

Propozimi pritet t’u paraqitet liderëve të 27 vendeve anëtare, të cilët do të takohen në Versajë të Francës, më 10 dhe 11 mars, sipas burimeve të Bloomberg.

Zyrtarët janë ende duke punuar për detajet përfundimtare të çështjes, si dhe për të përcaktuar shumën që pritet të mblidhet, shtoi agjencia e lajmeve.

Sasia dhe struktura e operacionit ende nuk janë vendosur, por lajmi ishte i mjaftueshëm për të bërë bursat të fluturojnë dhe përhapja e BTP/Bund të bjerë në 149.3.

Share This Article