Bloomberg: Trump u kërkon vendeve të Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Administrata e Presidentit Donald Trump po i bën presion Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, që të pranojnë emigrantët e dëbuar nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Nuk dihet ende nëse i ka bërë kërkesë edhe Shqipërisë.

Sipas asaj që raporton Reuters, duke cituar “Bloomberg News”, kërkesat ndaj vendeve të rajonit janë pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së për të gjetur qeveri të huaja, të gatshme për të pranuar emigrantët e dëbuar

Megjithatë gjithçka mbetet pjesë e burimeve konfidenciale, nga ana e Reutes, pasi Shtëpia e Bardhë, Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ministria e Jashtme e Serbisë nuk u janë përgjigjur ende kërkesave të saj për koment.

Kujtojmë se muajin e kaluar , Gjykata Supreme e SHBA-së lejoi administratën e Trump të revokojë statusin e përkohshëm ligjor të qindra mijëra emigrantëve venezuelas, kubanë, haitianë dhe nikaraguanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duke forcuar përpjekjen e presidentit republikan për të përshpejtuar dëbimet.

Me tej “Bloomberg News” raporton se administrata Trump ka kërkuar destinacione të mundshme për emigrantët që mund të deportohen si rezultat i vendimit.

Share This Article