BM heq karantinën për të vaksinuarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe ka ndërmarrë një hap të ri drejt kthimit në normalitet, duke hequr karantinën për të vaksinuarit në rast kontakti me të infektuar me COVID-19.

Duke u bazuar në suksesin e fushatës së vaksinimit (më shumë se tre të katërtat e të rriturve të vaksinuar plotësisht), qeveria e Boris Johnson hoqi pothuajse të gjitha kufizimet e fundit në fuqi në mes të korrikut, të tilla si mbajtja e maskës, distancimi fizik.

Nga sot, në Angli, rast kontakti me persona me COVID-19 të vaksinuarit plotësisht (dhe të miturit) nuk do të duhet të qëndrojnë më në shtëpi, por do të rekomandohen të mbajnë një maskë dhe t’i nënshtrohen një testi PCR.

Një masë e ngjashme do të zbatohet në Irlandën e Veriut, ndërkohë që rregullat e karantinimit janë zbutur kohët e fundit në Skoci dhe Uells.

Share This Article