BM pranon fillimin e negociatave për tregtinë me BE-në

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kabineti i kryeministrit britanik, Boris Johnson ra dakord për fillimin e negociatave për tregtinë me BE-në pas Brexit.

Sipas kabinetit, qasja britanike do të rivendosë pavarësinë ekonomike dhe politike dhe do të bazohet në marrëveshjet ekzistuese të tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe kombeve sovrane me të njëjtat parime.

Britania e Madhe do të largohet nga tregu dhe bashkimi doganor i BE-së dhe do të marrë kontrollin e ligjeve dhe tregtisë së vendit.

“Objektivi parësor i Britanisë së Madhe në negociata, është sigurimi i rivendosjes së pavarësisë sonë ekonomike dhe politike më 1 janar 2021”, deklaroi kabineti.

Qeveria pritet të publikojë të enjten detaje të mëtejshme të planit./ATSH/

Share This Article