BMW mbyll tri fabrika në Kinë si pasojë e koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

BMW deklaroi se do të mbyllë tri nga fabrikat e saj në qytetin kinez Shenyang, ku ka punësuar rreth 18000 persona dhe prodhon gjysmë milioni automjete çdo vit, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

“Pushimi njëjavor për Vitin e Ri kinez është zgjatur me një javë deri më 9 shkurt”, deklaroi një zëdhënës i BMW-së në Mynih.

Ai shtoi se vetëm punonjësit e zyrës në Shenyang do të rikthehen të hënën në punë, megjithatë ata do të punojnë nga shtëpia.

Zëdhënësi nuk dha informacione shtesë se çfarë do të ndodhë përtej 9 shkurtit.

Share This Article