Boçi: Të mos preket prona e Universitetit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish- deputeti i PD-së, Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat tha sot se Erjon Veliaj me një vendim qeverie po grabit me dhunë shtetërore Kopshtin Botanik pronë e Universitetit të Tiranës.

“Me VKM speciale po grabisin 15 HA të Kopshtit Botanik, ku do të ndërtojnë kulla betoni, pa konsultimin me Rektoratin, Senatin, dekanatin, asamblenë e personelit akademik e as këshillin studentor, si pronarët ligjorë të Kopshtit Botanik”, tha ai.

Po ashtu Boçi shton se “Ky vendim është vjedhja më e madhe që i bëhet sot Universitetit dhe është në kundërshtim të plotë me ligjin e Arsimit të Lartë dhe statutin e Universitetit te Tiranës, të cilët nuk lejojnë transferimin e pronësisë dhe ndryshimin e destinacionit të saj. Kjo vjedhje me VKM speciale, eliminon krejtësisht punën kërkimore shkencore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe i jep një goditje fatale procesit akademik”.

Po ashtu ai tha se “Partia Demokratike ka mbështetur dhe mbështet të drejtën legjitime të përfaqësuesve të Universitetit dhe të asamblesë së personelit akademik dhe i bashkohet përpjekjeve të tyre për anulimin e VKM-së grabitëse 510. Ne u bëjmë thirrje pedagogeve, studenteve dhe qytetarëve të solidarizohen sot në ora 11.00 pranë Liceut Artistik, me betejën ligjore që po behet nga Universiteti kundër rrëmbimit, grabitjes dhe hajdutërisë së kësaj prone publike”./ATSH/

Share This Article