Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi tha sot se Universiteti i Oxford-it, nuk e njeh maturën shqiptare duke bërë përgjegjëse qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit.
Buçi shprehet se “pas testit PISA, një tjetër zhvlerësim për arsimin parauniversitar. Këtë herë vjen nga Anglia, nga vendi ku u trumbetua me tam-tame marrja e teksteve dhe pikërisht nga emri impresionues i Oxford-it. Universiteti i Oxford-it, tanimë nuk e njeh maturën shqiptare. Këtë vit maturantëve që kanë aplikuar për studime bachelor aty, u është kërkuar të japin provimet e maturës angleze. Kjo ndodh sepse autoritetet akademike të Universitetit e dinë shumë mirë se programet dhe tekstet aktuale të matematikës, të shkencave që janë përkthyer nga Oxford, Cambridge, Pearson janë tekste “secon hand”, për nivele më të ulta arritjesh, se sa ato që kërkonte matura jonë para futjes së këtyre teksteve”.
“ Për më tepër Oxford njeh maturën e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe jo atë shqiptare”, shprehet ai./ATSH/