Kryetari i PD-se Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me dhunimin e anëtarëve të një familjeje nga efektivi i Gardës së Republikës, Martin Nikolli. Ky i fundit, bashkë me anëtarë të fisit të tij dhunuan disa pjesëtarë të familjes Kaçi, pas një konflikti të dyshuar për shkaqe pronësore.
Përmes një reagimi në rrjetin social, “Facebook”, Berisha shprehet se Nikolla e ka shndërruar Parlamentin në strofullën dhe mburojën e krimit dhe korrupsionit. Sipas Berishës, ajo shpenzoi 1.3 miliardë lekë për rikonstruksionin e ministrisë dhe u bë e njohur si ‘madame vila’.
“Zonja që ka shndërruar parlamentin në strofullën dhe mburojën e krimit dhe korrupsionit është recidiviste e pandreqshme. Me Plarent Brilantinën shpenzuan 1,3 miliard lek ‘rikonstruksion’ të ministrisë, dy herë çmimi i ndërtimit të saj nga e para. Nga kjo doli vila dhe u bë e famshme si madame Vila, pastaj badigardi 3000 euro për çdo emërim dhe së fundi badigard koburja!! #sb”
Reagimi i Sali Berishës