Boeing i kthehet tregut, nënshkruan kontratën e parë pas dy aksidenteve ajrore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Boeing njoftoi sot nënshkrimin e kontratës me grupin IAG (British Airways, Iberia, Vueling dhe Aer Lingus) për 200 aeroplanë 737 MAX, mjeti i saj ajror që kryen distanca jo shumë të largëta, i bllokuar në pistë që nga muaji mars pas dy aksidenteve ajrore në Indonezi dhe në Etiopi, që pati bilanc tragjik prej 346 të vdekur.

Ky njoftim i papritur, në ditën e dytë të panairit në fushën e aeronautikës në Bourget, vjen ndërsa kompania ajrore po pret autorizimin për rinisjen e fluturimeve të kësaj linje nga rregullatori ajror. Vlera llogaritet në mbi 24 miliardë dollarë me çmim katalogu.

Kjo porosi është e para që prej dy incidenteve ajrore të Lion Air në 2018 dhe Ethiopian Airlines marsin e kaluar, që detyruan autoritetet rregullatore në botë për të gozhduar në pistë avionin.

Kjo porosi thekson angazhimin e Boeing për të rikthyer besimin tek ky avion, dhe vendosmërinë për të hedhur pas krahëve krizën që ndërtuesi i avionëve po përjeton prej disa muajsh./ATSH/

Share This Article