Boeing mund të ndalojë së prodhuari 737 Max

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Boeing raportoi 3.4 miliardë dollarë humbje, shuma më e madhe brenda një tremujori, pas problemeve me aeroplanin 737 Max.

Kjo ka shtyrë kompaninë që të shqyrtojë edhe njëherë prodhimin e këtij lloj avioni.

737 Max janë hequr nga përdorimi në muajin mars për shkak të problemeve dhe dy tragjedive që i morën jetën qindra personave.

Shefi i Boeing, Dennis Muilenburg, u shfaq optimist se me rregullimet që po bëhen, 737 Max do të fluturojë sërish.

“Ne po përpiqemi të përmirësojmë dhe të kthejmë shërbimin me 737 Max, por në të njëjtën kohë do të vlerësojmë edhe njëherë planet tona për prodhimin e këtij avioni”, tha ai.

Një avion i 737 Max i kompanisë ajrore të Etiopisë u rrëzua duke shkaktuar vdekjen e të 157 njerëzve në bord.

Ndërsa, pesë muaj më herët, 189 njerëz vdiqën pas rrëzimit të po këtij lloj avioni të kompanisë, Lion Air të Indonezisë.

Share This Article