“Boeing” regjistron humbjen e parë vjetore që prej 22 vitesh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prodhuesi i avionëve “Boeing” njoftoi sot një humbje neto prej 636 milionë dollarësh për vitin 2019, e para në 22 vjet, për shkak të vështirësive me avionin 737 MAX të tij, i gozhduar në tokë që nga 13 marsi, pas dy aksidenteve të njëpasnjëshme, që shkaktuan 346 viktima.

Në vitin 2018, “Boeing” raportoi fitime neto prej 10,5 miliardë dollarë.

Viti 2019 është viti i katërt deficitar në 104 vjet histori, për prodhuesin amerikan të avionëve. Përveç vitit 2019 dhe 1997, “Boeing”, pati regjistruar humbje edhe në viti 1995 dhe 1946./ATSH/

Share This Article