Bolivianët mbesin pa liqenin që ua siguroi jetesën për vite me radhë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liqeni Poopo i Bolivisë dikur ishte burim jete për banorët vendas, ku shfrytëzohej për peshkim, larje dhe ujitjen e të mbjellave.Tani është shndërruar në një shkretëtirë.

Shkencëtarët thanë se liqeni i dikurshëm, që shtrihet përgjatë Altiplanos së Bolivisë, nën diell, është tharë për shkak të devijimeve dhe keqpërdorimeve të ujit. Rimëkëmbjen e tij e ka pamundësuar edhe thatësira e madhe që ka përfshirë atë zonë, raporton Reuters.

Liqeni, i dyti më i madh në Bolivi, është shumë i cekët dhe tradicionalisht ka rënë niveli i tij, njoftojnë shkencëtarët dhe banorët e zonës.

Valerio Rojas, që dikur siguronte jetesën nga peshkimi në liqen, thotë se të moshuarit e fshatit tregojnë për mbushjen e liqenit çdo 50 vjet. Mirëpo duke parë përtej tij, ai ka dyshime për një “rimëkëmbje”. Skeptikë janë edhe shkencëtarët.

Share This Article