‘Bomba’ e gazetës zvicerane: Rama si pasha në luks me avionin e Erdoganit, shqiptarët në mjerim

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën kur kryeministri Edi Rama uli një avion për propagandë elektorale në rajonin më të varfër të vendit, pikërisht në Kukësin e  varfër dhe të shpopulluar gjatë qeverisjes së tij, gazeta zvicerane autoritare Neue Zurcher Zeitung sjell një reportazh të zymtë për qeverisjen e Edi Ramës.

Madje në shkrim thuhet se ai po sillet si një pasha që jeton në luks, teksa një e katërta e popullsisë jeton në varfëri ekstreme.

Jo vetëm kaq, por avioni që përdor Rama i është vënë atij në dispozicion nga lideri turk, Erdogan.

Rama krahasohet me drejtuesit autoritarë komunistë.

Sipas gazetës, shteti është në duart e një grushti oligarkësh.

‘Partnerët më të afërt të politikës së jashtme të Ramës sot janë dy udhëheqës po aq autoritarë – Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Presidenti turk Taip Erdogan, i cili i ka vënë në dispozicion Ramës një avion VIP prej 90 milion dollarësh. Lideri socialist shqiptar jeton në një vilë moderne si një bunker në periferi të Tiranës.

Buzëqeshja tërheqëse e Ramës i ka lënë vendin asaj të një pashai të zymtë, të kotë, që dikur besonte te shteti. Por ju e njihni këtë nga paraardhësit e tij në vend,’ shkruan gazeta, Neue Zurcher Zeitung .

Share This Article