ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut? 2 minutes ago
Ja cilët janë futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri 4 minutes ago
Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës 6 minutes ago
Milani i ofron zyrtarisht Maignan kontratën me pagën më të lartë të grupit 8 minutes ago
Zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale, qëllohet për vdekje gazetari në Peru 10 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

‘Bomba’ e ‘New York Times’: Rama përfitoi nga McGonigal, Neza i merrte informacionet direkt nga zyra e tij

albnews by albnews
3 February, 2023
in Albania
0
‘Bomba’ e ‘New York Times’: Rama përfitoi nga McGonigal, Neza i merrte informacionet direkt nga zyra e tij
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gazeta e njohur amerikane, ‘New York Times’ hedh akuza të forta ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se ka përfituar nga agjenti i diskredituar i FBI, Charles McGonigal.

Një ditë pasi kryeministri shqiptar, Edi Rama mohoi këto akuza, një nga mediat më të rëndësishme amerikane i jep një goditje të fortë pretendimeve të tij.

RelatedPosts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh!

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

“Ndërsa ishte ende në FBI, ai (McGonigal) zhvilloi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ndërmori hapa në dobi të politikanit, sipas prokurorëve në Uashington,” shkruan gazeta.

“Aktakuza e Uashingtonit detajon se si gjatë dy viteve, zoti McGonigal paraqiti informacione të rreme financiare te FBI. Formularët nuk paraqisnin pagesën nga një biznesmen nga Nju Xhersi, i cili ishte ish-punonjës i inteligjencës shqiptare, si dhe udhëtime ndërkombëtare falas. Prokurorët thonë se zoti McGonigal gënjeu gjithashtu për destinacionet e tij të udhëtimit dhe ndërveprimet me të huajt në formularët që ai duhej të plotësonte, dhe ndërmori veprime që duket se kanë rënë në kundërshtim me detyrat e tij qeveritare. Në gusht të vitit 2017, thanë prokurorët, ai u takua me Agron Nezën, prokurorët e Nju Xhersit e përshkruajnë biznesmenin në akuzë si Personi A. Gazeta arriti ta identifikojë atë përmes të dhënave publike dhe intervistave me njerëz të njohur me rastin”, shkruan gazeta.

PJESE NGA SHKRIMI

“Zoti Neza, 59 vjeç, ka lindur në Shqipëri dhe ka qenë i punësuar nga një agjenci inteligjence atje disa dekada më parë, thanë prokurorët. Më vonë ai u transferua në SHBA, u vendos në veri të Nju Xhersit dhe u bë shtetas amerikan. Ai nuk është akuzuar për ndonjë shkelje.

Në takimin e gushtit 2017, zoti McGonigal i kërkoi para zotit Neza, thanë prokurorët. Ata nuk dhanë detaje se si u takuan personat, nuk e karakterizuan marrëdhënien e tyre ose nuk zbuluan arsyen e kërkesës. Por në aktakuzën e Nju Jorkut, zoti Neza përmendet si miku i zotit McGonigal. Në muajt vijues, pasi zoti McGonigal kërkoi para, të dy personat bënë udhëtime të shumta në Europë, ku zoti McGonigal mesa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për zotin Neza, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit.

Në shtator të vitit 2017, të dy udhëtuan për në Shqipëri, thanë prokurorët, ku zoti Neza e prezantoi zotin McGonigal me Dorian Duçkën, një ish-zyrtar shqiptar që shërbente si këshilltar informal i kryeministrit Rama. Zoti Duçka, i përshkruar në aktpadinë e Uashingtonit si Personi B, e solli zotin McGonigal që të takohej me Ramën.

Bashkë me dhënien e parafernelive të FBI-së për zotin Rama, zoti McGonigal është përpjekur që të nxisë kryeministrin Edi Rama për të dhënë një licencë për shpime nafte te një subjekt i lidhur me Nezën dhe Duçkën, sugjeruan prokurorët.

Zoti McGonigal gjithashtu duket se u përpoq të ndihmonte zotin Neza për të bërë marrëveshje me një politikan dhe biznesmen shqiptar, që donte që FBI të hetonte për atë që ai thoshte se është një komplot për jetën e tij.

Pasi takoi këtë person, McGonigal organizoi një udhëtim të mëvonshëm jashtë shtetit që një prokuror amerikan ta intervistonte në Austri, duke përdorur zotin Neza si përkthyes të tij. Prokurorët sugjeruan se takimi ishte një mashtrim; nuk kishte asnjë procesverbal zyrtar të intervistës dhe zoti Neza nuk ishte paguar për punën. Në të njëjtën ditë, zoti McGonigal dhe zoti Neza fluturuan për në Shqipëri, ku u takuan me politikanin dhe diskutuan mundësitë për biznes, thuhet në aktakuzë.

Atë vjeshtë, zoti Neza i dha zotit McGonigal 225 mijë dollarë në cash në tre këste, sipas aktakuzës. Zoti Neza bëri një nga pagesat brenda një makine të parkuar në Nju Jork dhe të tjerat në shtëpinë e tij në Nju Xhersi. McGonigal premtoi se do t’i kthente paratë, sipas aktakuzës. Prokurorët nuk e kanë akuzuar McGonigal për ndërmarrjen e ndonjë veprimi zyrtar në këmbim të pagesave.

Në nëntor, pasi zoti McGonigal u takua përsëri me kryeministrin dhe zotin Duçka në Shqipëri, ai kontaktoi të njëjtin prokuror, që kishte qenë me të në Austri, për një hetim të mundshëm ndaj një lobisti që kundërshtari politik i zotit Rama kishte punësuar për të pasur akses dhe mbështetje nga presidenti Donald Trump.

Ngjarjet e detajuara në aktakuzë dhe të dhënat e tjera publike duket se përputhen me përshkrimin e lobistit Nicolas D. Muzin.

Vetëm disa ditë përpara se McGonigal të kontaktonte me prokurorin, më 14 nëntor, Muzin paraqiti një raport në Departamentin e Drejtësisë, duke zbuluar lobimin e tij për Partinë Demokratike të Shqipërisë, partinë politike të qendrës së djathtë që sfidonte zotin Rama. Partia drejtohej nga Lulzim Basha, i cili e quante veten si një mbështetës të zotit Trump.

Në fillim të vitit 2018, zoti Neza vazhdoi t’i transmetonte zotit McGonigal informacione- disa prej të cilave erdhën direkt nga zyra e zotit Rama- për zotin Muzin, sipas aktakuzës së Uashingtonit. McGonigal më pas do ua përcillte këto informacione të tjerëve në zyrën e FBI në Nju Jork.

Në fund të shkurtit, FBI hapi formalisht një hetim për lobistin me kërkesën dhe udhëzimin e McGonigal. Neza ishte ndër burimet konfidencialë që dhanë informacione gjatë hetimit dhe zoti Duçka pagoi dëshmitarët në Europë për udhëtimet dhe takimet e tyre me FBI-në, thuhet në aktakuzë.

Gjatë kësaj kohe, McGonigal dështoi të zbulonte kontaktet e tij me zotin Duçka apo marrëdhëniet e tij financiare me zotin Neza, thanë prokurorët. Nuk është e qartë nëse Departamenti i Drejtësisë ndërmori hapa shtesë për të hetuar zotin Muzin dhe kundër tij nuk u ngrit akuzë. Zoti Muzin tha në një deklaratë se ai ‘nuk kishte arsye të besonte se ishte viktimë e një hetimi të rremë’.

“Por nëse do të isha, kjo është për të ardhur keq dhe shpresoj se drejtësia do të vihet në vend”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut?

Pse po rritet numri i turqve që kërkojnë shtetësi në Maqedoninë e Veriut?

28 December, 2025
Ja cilët janë futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

Ja cilët janë futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

28 December, 2025
Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

28 December, 2025
Milani i ofron zyrtarisht Maignan kontratën me pagën më të lartë të grupit

Milani i ofron zyrtarisht Maignan kontratën me pagën më të lartë të grupit

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result