Bombardimet izraelite në Gaza/ Shkon në 3,785 numri i viktimave, mes tyre dhe qindra fëmijë. Raportohet për mbi 1500 të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas raporteve të ministrisë, mes numrit të lartë të viktimave, 1,524 prej tyre raportohet se janë fëmijë, 1,000 gra dhe 120 të moshuar.

Përveç kësaj, një numër i lartë është regjistruar dhe për të plagosurit, ku mësohet se 12,493 njerëz janë plagosur, përfshirë këtu 3,983 fëmijë dhe 3,300 gra, sipas zëdhënësit të ministrisë Dr. Ashraf Al-Qidra, shkruan CNN.

Al-Qidra në një konferencë për shtyp theksoi më tej tensionin në sistemin e kujdesit shëndetësor, duke thënë se 44 punonjës mjekësorë kishin vdekur, 70 të tjerë ishin plagosur dhe 23 ambulanca ishin shkatërruar si rezultat i “shkeljeve izraelite”.

Izraeli ka bombarduar pa rreshtuar Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë, që kur militantët palestinezë të Hamasit kryen sulme ndaj Izraelit më 7 tetor.

Izraeli po ashtu ka urdhëruar banorët që të evakuohen nga veriu në jug të Gazës, teksa po përgatitet që të kryejë sulme ndaj Hamasit në pjesën veriore. Autoritetet izraelite janë zotuar se do të shkatërrojnë grupin e Hamasit.

Share This Article