Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar rreth orës 03:00 të mëngjesit të së dielës në perimetrin e aeroportit të Melitopolit, qytet në juglindje të Ukrainës, i cili është pushtuar nga ushtria ruse.
Sipas mediave ukrainase, sulmet janë kryer nga ushtria vendase, e cila pretendon se aeroporti është kthyer në një bazë të forcave ruse.
Shpërthimet kanë qenë tejet të fuqishme, ndërsa re të mëdha tymi mund të shiheshin në disa kilometra largësi nga aeroporti.