Bombardohet Aleppo në Siri, shënohen 40 viktima. Shumica ushtarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmet ajrore izraelite në provincën veriore të Sirisë, Aleppo kanë bërë që të vdesin më tepër se 40 njerëz. Shumica prej tyre janë ushtarë, informojnë mediat vendase.

Mes viktimave janë edhe gjashtë anëtarë të Hezollahut. Kështu konfirmoi grupi libanez në Telegram.Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR) me bazë në Britani tha se numri i të vdekurve ishte 42 dhe tha se dhjetëra njerëz u plagosën.

Reuters konfirmoi së paku 38 viktima. Ministria e Mbrojtjes në Siri tha se sulmet kishin në shënjestër disa fshatra të Aleppos. Monitoruesi i luftës SOHR tha se 36 ushtarë sirianë janë vrarë. Siria, Rusia dhe Irani kanë dënuar sulmet, ndërsa Izraeli nuk ka reaguar.

Share This Article