Policia e Kosovës ka konfirmuar se në hapësirat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe në Prokurorinë Speciale dyshohet se mund të ketë mjete shpërthyese.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shkëlzen Xhafa, tha se Policia kishte pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person kishte thënë se ka vendosur mjete shpërthyese në dy lokacione në rrugën “Luan Haradinaj” në qendër të Prishtinës, ku edhe kanë selitë edhe Këshilli Gjyqësor, Prokuroria dhe Policia e Kosovës.
Menjëherë pas, stafi brenda ndërtesave është evakuuar, kurse organet e rendit po i zhvillojnë hetimet. ” Do t’iu bëjmë rrafsh juve dhe Gjykatën Speciale’ citohet të ketë thënë kërcënuesi. Aktualisht rruga është bllokuar nga policia, e cila ka thirrur njësitet e specializuara, që të hetojnë rastin dhe gjejnë mjetin eventual shpërthyes.