Bonucci arsyeton largimin e Ronaldos nga Juventusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci e ka arsyetuar largimin e Cristiano Ronaldos nga skuadra e Juventusit.

Në një intervistë, Bonucci ka thënë se lojtarët e Juventusit e krijuan bindjen se prania e Ronaldos në ekip ishte e mjaftueshme që t’i fitonin ndeshjet.

Sipas tij, Ronaldo kishte nevojë për ekipin sikurse ekipi që kishte nevojë për të në fushë.

Ylli portugez u largua nga Juventusi në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës për t’u kthyer te Manchester Unitedi.

Ai luajti për tri sezone te skuadra italiane dhe shënoi 101 gola në 134 paraqitje në të gjitha garat.

“Në ekip u krijua ideja se mjaftonte prania e Ronaldos për t’i fituar ndeshjet, gjë që ishte gabim. Prania e Ronaldos në ekip, kishte ndikim të madh te ne dhe lojtarët filluan të mendojnë se me të në fushë ishte e mjaftueshme për t’i fituar ndeshjet”, ka pranuar Bonucci. “Mirëpo, Cristiano kishte nevojë për ekipin aq sa kishim ne nevojë për të. Duket se na kushtoi shumë mendimi se duhej vetëm t’ia jepnim topin atij për të fituar”.

Share This Article