Bora dhe Donaldi pranojnë ribashkimin, detaji që tregon gjithçka

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë rikthyer sërish të vëmendjes pasi u shfaqën bashkë në festivalin “Sunny Hill” që u mbajt pak ditë më parë në Tiranë.

Ishte mikesha e tyre, Semi Jaupaj, e cila publikoi një fotografi me moderatoren dhe aktorin duke shkruar: “Shokë përgjithmonë”.

Kështu, Semi konfirmoi në një farë mënyre thashethemet se ata janë ribashkuar.

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar vetë këtë gjë dhe teksa ne e presim me padurim këtë moment, është vënë re një tjetër detaj që konfirmon edhe njëherë ribashkimin e tyre.

Bora e kishte hequr aktorin nga rrjetet sociale pas historisë me Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Por, tani ata kanë filluar që ta ndjekin sërish njëri-tjetrin.

Mesa duket, ata preferojnë të tregojnë përmes veprimeve se janë rikthyer bashkë dhe tani nuk ka më dyshime. 

Share This Article