“Bora e zezë” pushton ishullin La Palma

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një muaj e gjysmë pasi filloi shpërthimi i vullkanit Cumbre Vieja në Spanjë hiri po mbulon ndërtesat, tokat bujqësore, rrugët dhe gjithçka që i del përpara.

E ashtuquajtura “borë e zezë” dhe erërat e forta po ua vështirësojnë jetën banorëve.

Autoritet spanjolle po pastrojnë zonën nga hiri i zi dhe për këtë është angazhuar edhe ushtria në përpjekje për të ndihmuar këta banorë.

Pesë komuna janë detyruar të pezullojnë mësimin për shkak të niveleve të larta të hirit.

Gjithashtu fluturimet janë anuluar duke lënë shumë turistë në ishujt Kanarie, të cilët do të kenë mundësi të largohen vetëm kur të përmirësohen kushtet. Shumë qytetarë e kanë pasur të vështirë të qarkullojnë në akset kryesore.

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë ndihmash prej 19 milionë eurosh për të ndihmuar të gjithë  ata fermerë dhe blegtorë të prekur nga vullkani.

Share This Article