Bora mbulon zonat malore në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ulja e temperaturave gjatë mbrëmjes së të shtunës, ka bërë që në shumë zona malore në Shqipëri të rikthehen reshjet e borës.

Reshjet gjatë natës kanë bërë që bora të shkojë në disa centimetra në qytet dhe në fshatrat përreth.

Edhe qyteti i Peshkopisë këtë mëngjes u zgjua i veshur me të bardhë.

Pothuajse e gjithë zona e Dibrës është përfshirë nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës.

Zona e Valbonës ka qenë ndër më të prekurat nga reshjet. Aty bora ka shkuar në disa centimetra, ndërsa ka mbuluar gjithçka me të bardhë.

Prezencë dëbore ka pasur edhe në Kukës, e Has ndërsa në fshatrat e thellë intensiteti është më i madh.

Autoritetet deri më tani nuk kanë raportuar probleme si me qarkullimin e mjeteve ashtu edhe me furnizimin me energji elektrike. 

Share This Article