Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë Bosnjë e Hercegovinën gjatë 24 orëve të fundit, duke shkaktuar probleme të mëdha në disa zona të vendit. Në Sarajevë është shënuar edhe një ngjarje tragjike ku ka humbur jetën një person.
Në lagjen Gërbavica, një pishë mbi dhjetë metra e lartë ka rënë mbi një grua, e cila si pasojë e plagëve të rënda, ka ndërruar jetë në Klinikën e Mjekësisë Urgjente.
Bora ka shkaktuar vështirësi serioze në qarkullim, me një numër të madh aksidentesh rrugore, si dhe ndërprerje dhe reduktime të transportit publik. Qytetarët janë ankuar për rrugë dhe trotuare të papastruara e të pakalueshme, duke i ka detyruar shumë prej tyre të lëvizin në rrugë dhe rrezikuar sigurinë e këmbësorëve.
Megjithëse një pjesë e arterieve kryesore të qytetit është pastruar, shumë rrugë dytësore dhe hyrje vazhdojnë të mbeten të mbuluara me borë.
Edhe pse reshjet kanë pushuar gjatë natës, orët e mëngjesit kanë sjellë vështirësi shtesë për shkak të akullit. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes maksimal gjatë qarkullimit.

